Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në aksin rrugor Kotë-Gjorm, me pasojë vdekjen e një personi. Sipas policisë, viktima është shtetasi italian G. F., 62 vjeç. Teksa drejtonte automjetin e tij, ka humvur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë, ka ndërruar jetë nga plagët e rënda të marra në trup. Njoftimi i policisë: Rreth orës 19:20, në aksin rrugor Kotë-Gjormë, shtetasi Italian G. F., 62 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Shtetasi G.F, për shkak të plagëve të marra ka humbur jetën . Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.



