Përndiqte vajzat e mitura 15 dhe 16 vjeçe/ Arrestohet 31-vjeçari në Tiranë

Përndiqte vajzat e mitura 15 dhe 16 vjeçe/ Arrestohet 31-vjeçari në Tiranë

Polica e Tiranës njofton se pesë persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës dhe dy të tjerë janë proceduar, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Mësohet se mes të arrestuarve është edhe shtetasi . H., 31 vjeç, për veprën penale “Përndjekja”, pasi në rrugën “Ali Shefqeti”, ka përndjekur dy shtetase të mitura, 15 dhe 16 vjeçe.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 proceduan penalisht shtetasin E. H., 31 vjeç, për veprën penale “Përndjekja”, pasi në rrugën “Ali Shefqeti”, ka përndjekur dy shtetase të mitura, 15 dhe 16 vjeçe” njofton policia.

Njoftimi i policisë:

Vihen në pranga 5 shtetas dhe procedohen penalisht 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. Sh., 37 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Ky shtetas, në rrugën “Mati Logoreci”, sapo ka parë shërbimet e Policisë, ka hedhur në tokë një sasi lënde të dyshuar narkotike të llojit cannabis sativa.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– E. R., 30 vjeç, banues në Durrës, D. B., 19 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar mjetet e tyre përkatëse, pa leje drejtimi;

– A. S., 66 vjeç, pasi u kap duke drejtuar motomjetin e tij, në gjendje të dehur;

– R. M., 20 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin e tij, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 proceduan penalisht shtetasin E. H., 31 vjeç, për veprën penale “Përndjekja”, pasi në rrugën “Ali Shefqeti”, ka përndjekur dy shtetase të mitura, 15 dhe 16 vjeçe.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 proceduan penalisht shtetasin P. K., 37 vjeç, banues në Pukë, për veprën penale “Kanosja”, pasi për motive të dobëta, ka kanosur shtetasin G. N., 35 vjeç.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy