Hetimet e policisë italiane për vrasjen e shqiptares Anila Ruci 38 vjeç, e cila u gjet e vrarë me thikë në fyt në shtëpinë e saj në Scaldasole të Pavia, kanë çuar në prangosjen e bashkëjetuesit të saj.
Policia italiane vuri në pranga 30-vjeçarin Osman Bilyhu, i cili jetonte me viktimën.
Aktualisht ai ndodhet i shtruar në Poliklinikën San Matteo në Pavia, që nga mbrëmja e së mërkurës, për shkak se në rrethana të paqarta edhe ai është plagosur me thikë.
30-vjeçari ishte prezantuar nga viktima te fqinjët si vëllai i saj, por hetimet zbuluan se në fakt dy të rinjtë bashkëjetonin.
Arrestimi i shqiptarit erdhi pas marrjes në pyetje gjatë natës në spital.



