
Një 35-vjeçar është plagosur pasditen e sotme, pasi është rrëzuar nga një shtyllë ku po vendoste një ndriçues. Sipas policisë, i dëmtuar ka mbetur shtetasi E. M., punonjës i një gomisterie.
Ai është dërguar menjëherë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha.
Njoftimi i policisë:
Më datë 10.08.2021, rreth orës 17:55, në lagjen nr.14, Durrës, ka rënë nga lartësia pasi po vendoste një ndriçues në një shtyllë në rrugë shtetasi E. M., rreth 35 vjeç, banues në Shkallnur, Durrës, (punonjës i një gomisterie). Shtetasi E. M., ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.



