Makina përplas të moshuarën te kryqëzimi i Rrilës në Lezhë, 78-vjeçarja dërgohet me urgjencë te Trauma

Makina përplas të moshuarën te kryqëzimi i Rrilës në Lezhë, 78-vjeçarja dërgohet me urgjencë te Trauma

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në Lezhë, ku një e moshuar është përplasur nga një automjet.

 

Sipas informacionit paraprak të policisë, ngjarja është regjistruar rreth orës 17:15, në kryqëzimin e Rrilës. 

 

Automjeti që drejtohej nga shtetasi me iniciale N. P., 30 vjeç, ka aksidentuar këmbësoren P. K., rreth 78 vjeçe.

 

Mësohet se 78-vjeçarja ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar.

 

Nga veprimet paraprake hetimore bëhet me dije se e moshuara ka qenë duke kaluar rrugën në momentin kur është goditur nga automjeti që drejtohej nga 30-vjeçari me iniciale N. P.

 

 Pas përplasjes, ka qenë vetë drejtuesi i mjetit ai që e ka transportuar të plagosurën drejt spitalit rajonal të Lezhës.

 

Ndërkohë, policia ka nisur veprimet procedurale ndaj 30-vjeçarit, ndërsa grupi hetimor po punon në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy