Durrës/ Goditen 2 raste të mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit, 3 të arrestuar

Durrës/ Goditen 2 raste të mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit, 3 të arrestuar

Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin e koduar “Kalibri”, në kuadër të kontrolleve dhe punës operative për parandalimin e veprimtarive kriminale që cenojnë sigurinë publike.

 

Si rezultat i operacionit, të zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Komisariati i Policisë Shijak, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, u goditën dy raste të mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit dhe u arrestuan tre shtetas.

 

Në hyrje të qytetit të Durrësit u arrestuan shtetasit L. D. dhe A. M., banues në Lezhë, të cilët dyshohet se po lëviznin për të shitur një armë zjarri pistoletë. Gjatë kontrollit, policia gjeti në çantën e pasagjerit L. D. një pistoletë me dy krehra dhe municion luftarak. Po ashtu, këtij shtetasi iu sekuestrua edhe një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

 

Në vijim të operacionit, në fshatin Shtrazë të Shijakut u arrestua edhe shtetasi D. T. Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri kallashnikov, një granatë mbrojtëse me ndezës të montuar, një krehër arme dhe qindra fishekë luftarakë, të cilat posedoheshin pa leje.

 

Në total, gjatë operacionit u sekuestruan dy armë zjarri, një granatë, tre krehra armësh, qindra fishekë luftarakë dhe një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa.

 

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy