Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani për operacionin e SPAK ndaj bandës së Niklës, ngre shqetësimin e shkeljes së ligjit për nxjerrjen e listës së parave dhe sendeve të gjetura gjatë kontrollit.
Nga studio e emisionit “Zonë e Lirë” të Arian Çanit në MCN TV, ai tha se çdo hyrje në banesë, çdo marrje e sendeve të marra në banesë, duhen bërë në privatësi, bazohet në ligjin për privatësi.
Për këtë duhet të mbajë përgjegjësi prokurori i çështjes. Skena e gjetjes së parave është për të nxitur urrejtjen. Këto janë lajme për propagandë. Lista e gjërave që janë gjetur në shtëpi nuk duhen nxjerrë, prokurori ka përgjegjësi.
Janë gjëra të gjetura në shtëpinë e dikujt, janë private. Dhe drejtuesit e SPAK e dinë që është e parregullt, por thonë që e bëjnë avokatët. Në procedurat hetimore, transparenca është e kufizuar. Vetëm arma është e ndaluar, gjithë sendet e tjera janë të lejuara të mbahen në shtëpi. Të dhënat policore SPAK-u ynë i çon në gjyq.
Mendohet se kanë bërë trafik ndërkombëtar droge, ku është droga fizikisht? Ose e zure në flagrancë, ose me prova të pakontestueshme. Me fjale në Sky Ecc thotë e gjithë bota. Këto nuk janë prova, janë llafe pazari. E kam të vështirë të mendoj që kanë prova, përveç Sky Ecc. Sky është njësoj si përgjimi i telefonit.



