Abuzimi i 43-vjeçares me aftësi mendore, flet fqinji: Nuk dallohej që ishte shtatzënë

Abuzimi i 43-vjeçares me aftësi mendore, flet fqinji: Nuk dallohej që ishte shtatzënë

E vështirë për t’u besuar ajo që ka ndodhur me 43-vjeçaren me aftësi të kufizuara mendore në fshatin Miras të Devollit.

Familja e 43-vjeçares së abuzuar deklaron se dëshmitë e tyre i kanë dhënë të gjitha në polici.

Fqinji Jani Tase tregon se e ka mësuar nga televizori çfarë ka ndodhur dhe se nuk dallohej që ishte shtatzënë.

“E mësuam nga TV çfarë ka ndodhur. Ajo është me probleme mendore. Jeton me dajën dhe hallën sepse prindërit i kanë vdekur. Familjet kishin hyrje-dalje. Nuk dallohej që ishte shtatzënë”, tha fqini.

Ndërsa nusja e dajës së të abuzuarës u shpreh se gjithë informacionet i ka dhënë në polici.

Emri/ Përdhunoi 43-vjeçaren me probleme mendore, arrestohet i riu nga Devolli

Një 20-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Devoll, pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 43-vjeçare me probleme mendore duke e lënë shtatzënë.

Pas dyshimeve nisur nga shenjat, 43-vjeçarja me origjinë nga Ponçara është dërguar në spital nga të afërmit ku ka mësuar se ka mbetur shtatzënë dhe është në muajin e gjashtë.

Më pas ajo u ka treguar familjarëve se 20-vjeçari Klavjo Karuni kishte abuzuar seksualisht me të.

I riu banues në një fshat të Njësisë Administrative Miras, i cili rezulton të jetë i fejuar, pas arrestimit ka pranuar përpara grupit hetimor se e ka kryer aktin.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale "Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur".

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy