Me shpejtësi 170 km/h në unazën lindore të Farkës, hiqen 9 leje drejtimi

Me shpejtësi 170 km/h në unazën lindore të Farkës, hiqen 9 leje drejtimi

Njësia Operacionale e Policisë Rrugore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Komisariatin Rajonal të Policisë Rrugore, kanë vijuar kontrollin gjatë natës, duke përdorur mjetet inteligjente.

Nga monitorimet me Poliscan, gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme, janë konstatuar shpejtësi nga 151 km/h deri në 170 km/h, në unazën lindore Farkë-TEG, ku shpejtësia maksimale e lejuar është 80 km/h.

Si rezultat janë pezulluar 9 leje drejtimi, për qarkullim me shpejtësi deri në 170 km/h, si dhe janë vënë 51 masa administrative: për shpejtësi mbi normën e lejuar; për shpejtësi dhe përdorim celulari; për shpejtësi dhe mosvënie të rripit të sigurimit; për shpejtësi, përdorim celulari dhe mosvënie të rripit të sigurimit, gjatë drejtimit të automjetit.

9 lejet e drejtimit janë pezulluar me afat 3 -12 muaj, ndërsa masat administrative kanë variuar nga 5 000- 30 000 lekë të rinj, sipas numrit të shkeljeve të kryera nga drejtuesi i automjetit.

Monitorimi me mjetet inteligjente vijon edhe në akset e tjera rrugore të vendit.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, pasi të gjitha rrugët monitorohen nga mjetet inteligjente dhe patrullat e lëvizshme të Policisë Rrugore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy