14 të vdekur e 560 raste të reja me koronavirus në Kosovë

14 të vdekur e 560 raste të reja me koronavirus në Kosovë

14 persona kanë vdekur si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit në Kosovë, kurse janë regjistruar edhe 560 raste të reja.

14 rastet e vdekjes, të regjistruara të shtunën, janë nga Prishtina 6 raste (75, 74, 68, 66, 61, 48 vjeç), Ferizaj 2 raste (71, 62 vjeç), Gjakova 2 raste (76, 60 vjeç), Peja 2 raste (71, 72 vjeç), Gjilani 1 rast (56 vjeç), Istogu 1 rast (64 vjeç).

Sipas raportit të fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, në 24 orët e fundit janë testuar 1620 mostra. 678 persona janë shëruar duke e çuar totalin e të shëruarve në 27 mijë e 821, nga 42 mijë e 377 raste të regjistruara në total deri tash. Raste aktive janë 13 mijë e 469.

Rastet pozitive të së shtunës janë nga komuna Prishtinë 198 raste, Gjilan 54 raste, Mitrovicë 46 raste, Ferizaj 32 raste, Fushë-Kosovë 28 raste, Lipjan 23 raste, Podujevë 21 raste, Drenas 18 raste, Prizren 18 raste, Pejë 17 raste, Gjakovë 15 raste, Kamenicë 13 raste, Viti 11 raste, Vushtrri 11 raste, Obiliq 9 raste, Malishevë 7 raste, Suharekë 7 raste, Istog 5 raste, Klinë 5 raste, Rahovec 5 raste, Shtime 4 raste, Skenderaj 4 raste, Deçan 3 raste, Kaçanik 3 raste, Dragash 1 rast, Kllokot 1 rast, Zubin-Potok 1 rast.

939 pacientë janë gjithsej duke u trajtuar në QKUK e spitale rajonale, 12 prej të cilëve në respiratorë, 43 në CPAP, 711 në oksigjenoterapi, ndërsa të konfirmuar janë 651 pacientë.

Në nivel vendi, që nga fillimi i pandemisë kanë vdekur 1087 persona si pasojë e virusit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy