Organizim i paligjshëm i basteve sportive/ Arrestohen dy shtetas në Tiranë

Organizim i paligjshëm i basteve sportive/ Arrestohen dy shtetas në Tiranë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, kanë evidentuar dhe goditur dy raste të vënies së basteve sportive, me aparate celulare.   

Gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, në një lokal në rrugën "Stavri Themeli" dhe në një lokal në Ndoq, shërbimet e Policisë gjetën të hapura në celularët e shtetasve A. H. dhe E. D., faqe që shërbejnë për vënien e basteve sportive.  

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve A. H., 36 vjeç dhe E. D., 26 vjeç, për veprën penale "Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin".  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy