Qarkullonte me armë zjarri në brez, "Shqiponjat" arrestojnë 23-vjeçarin

Qarkullonte me armë zjarri në brez, "Shqiponjat" arrestojnë 23-vjeçarin

Forcat Shqiponja kanë bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e një 23-vjeçari i cili qarkullonte me armë zjarri me vete.

23-vjeçari me iniciale S.K., është arrestuar gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm tek “Mbikalimi i Rinasit” ndërkohë që levizte me armë zjarri me vete.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga efektivët e Forcave Shqiponja, të riut nga Kruja i janë sekuestruar 5 aparate celulare, armë zjarri dhe një krëhër me 8 fishekë.

Materialet procedurale iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale ”Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi deri në 7 vjet burgim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy