Aksidentohet për vdekje 54-vjeçari në Tiranë, autori ikën nga vendngjarja

Aksidentohet për vdekje 54-vjeçari në Tiranë, autori ikën nga vendngjarja

Një 54 vjeçar është gjetur i pajetë në rrugën Tiranë-Ndroq, në fshatin Varosh.

Sipas policisë, bëhet fjalë për shtetasin me iniciale S.M., dhe sipas dyshimeve të para mendohet se ai mund të jetë aksidentuar nga ndonjë makinë, dhe të jetë lënë aty pa i afruar ndihmën e parë.

“Më datë 13.04.2021, në rrugën Tiranë-Ndroq, në fshatin Varosh, është gjetur pa shenja jete shtetasi S. M., 54 vjeç. Dyshohet se mund të jetë aksidentuar nga një mjet ende i paidentifikuar, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.​ Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit”, thuhet në njoftimin e policisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy