Tiranë/ Arrestohet 24-vjeçari, qarkullonte me armë zjarri pa leje

Tiranë/ Arrestohet 24-vjeçari, qarkullonte me armë zjarri pa leje

Një 24-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës për armëmbajtje pa leje. Policia sqaron se i arrestuari është identifikuar me inicialet Nj.K., banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u bë në rrugën “Todi Shkurti”, gjatë orëve të mbrëmjes. Gjatë kontrollit fizik, të riut  i janë gjetur një armë zjarri pistoletë dhe një krehër me 6 fishekë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi deri në 7 vjet burgim.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy