Ky vendim i dhënë më datë 25 qershor 2024 i hap rrugën zgjedhjeve të parakohëshme në Bashkinë e Himarës. Vendimi i cili pamundëson që vota e qytetarëve të Bashkisë Himarë të qeveriset nga kryebashkiaku që ata zgjodhën.
Trupa gjykuese e Apelit e gjeti të drejtë dënimin ndaj Dhionis Fredi Beleri duke i pamundësuar atij bërjen e betimit si kryebashkiak i zgjedhur në lokalet e maj 2023 e po ashtu ushtrimin e detyrës.
Edhe pse zyrtarisht ende s’ka një vendim të argumentuar nga Apeli, në dispozitiv thuhet:“Lënien në fuqi të vendimit nr. 14, datë 05.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Shpenzimet e gjykimit në apel, i ngarkohen solidarisht të pandehurve P.K. dhe Dh.A.B”.
Por cilat ishin provat e sekuestruara dhe përdorura në këtë proçes ndaj Belerit dhe të bashkëpandehurit Pandeli Kokoveshi.
Ato janë:
- Një CD-R Maxell mbi të cilën është shënuar me shkrim dore “Komisariati Himare Dt. 10.05.2023”, një DVD-R mbi të cilën është shënuar shkrim dore “Komisariati Himarë Dt.11.05.2023”, DVD+Rë” EMTEC, mbi të cilën është shënuar me shkrim dore “Proc. Nr. 489 dt. 08.09.10.11 i 5 – 2023 Himarë. Vlorë, të qëndrojnë në dosje.
-
- 8 (tetë) kartëmonedha të prerjes 5.000 lekë, të konfiskohen dhe kalojnë në favor të shtetit.
- Aparat celular i llojit “RedMi”, ngjyrë e zezë, i përdorur nga i pandehuri P.K., të konfiskohet dhe kalojë në favor të shtetit.
-
- Aparat celular i llojit “Iphone” me ngjyrë të zezë, me mbrojtëse plastike me ngjyrë të zezë, i përdorur nga i pandehuri Dh.A.B., të konfiskohet dhe kalojë në favor të shtetit.
-
- Pajisje DVR e markës “Dahua”, numër serie SN 6J001308PA213DF64, sekuestruar shtetases E.S., ti kthehet kësaj shtetaseje.
-
- Aparat celular i llojit “Iphone 11 Pro Max”, ngjyrë e zezë, me veshje të jashtme plastike të kuqe, në gjendje të fikur, me IMEI: ***, i përdorur nga dëshmitari A.R., ti kthehet këtij shtetasi.
-
- Një qese plastike, ngjyra e bardhë, me mbishkrime me ngjyrë të gjelbër, brenda së cilës gjenden: - një faturë tatimore e subjektit me NIPT ***, e datës 11.05.2023, një faturë tatimore me shkrim në gjuhën Greke, me vlerë 27,00 EUR, dy tollona nafte 10 litra dhe dy tollona nafte 5 litra të karburant “***”, dy blloqe të vegjël shënimesh me fletë me ngjitëse me ngjyrë përkatësisht rozë dhe jeshile.
-
- Një kartë e re celulari sim Vodafone, në paketim letre, me numër ***, katër fletë letre me mbishkrime në gjuhën greke, të kapura së bashku, një kartë vizitë me shkrimin Laptop service, një portofol material lëkure brenda së cilit gjendet: një dokument me fotografi i plastifikuar, me shkrim në gjuhën Greke; një kartë debiti e bankës “Alpha Bank” me numër ***; një kartë debiti e bankës “NBG” me numër ***; një dokument me fotografi material plastik me mbishkrimin “Omonia” dhe me numër ***; dy karta plastike me mbishkrimin përkatësisht “***” dhe “***” si dhe tetë kartëvizita të tjera, sende këto të sekuestruara gjatë kontrollit të të pandehurit P.K., t’i kthehen këtij të fundit.
Por sa ishte fatura e këtij gjykimi nga ku u prodhua jo pak tension politik edhe me fqinjin grek?
Sipas vendimit të Apelit gjithçka ka kushtuar afro 1650 euro ose 166 mijë e 920 lekë, shpenzime të cilat do duhet të paguhen nga Beleri dhe Kokaveshi.