I akuzuar si vrasës me pagesë i ish-policit Bilali, Gjykata e Apelit liron Gjergj Cukalin

I akuzuar si vrasës me pagesë i ish-policit Bilali, Gjykata e Apelit liron Gjergj Cukalin

Gjykata e Apelit ka lënë të lirë Gjergj Cukalin, i arrestuar për vrasjen e ish-efektivit, Arben Bilali në 30 janar të këtij viti.

Në seancën e sotme, gjykata vendosi të zëvendësojë masën e sigurisë nga "arrest me burg" në "detyrim paraqitje".

Identifikimi i Cukalit si autor i dyshuar u bë nga analizat e ADN-se të marra nga një shishe ujë gjendur në makinën e përdorur pas vrasjes së Bilalit.

I vetmi që ngelet në burg për vrasjen e ish-policit Bilali, i cili u qëllua me breshëri plumbash në derë të shtëpisë, është  Arben Xhetani një ish i dënuar për vjedhje, i cili dyshohet se ka siguruar mjetet për të kryer vrasjen si edhe ka vëzhguar lëvizjet e viktimës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy