Grabiti zyrën e kredisë me pistoletë lodër, arrestohet 30-vjeçari

Grabiti zyrën e kredisë me pistoletë lodër, arrestohet 30-vjeçari

Një 30-vjeçar nga Maliqi është arrestuar nga policia, pasi dyshohet se është autor i grabitjes së një zyre që jep kredi. Sipas burimeve nga policia, rreth orës 15:45, pas marrjes së informacionit se në lagjen nr. 7, Korçë, në një zyrë e cila shërben për dhënie kredie, kishte hyrë një shtetas i paidentifikuar. Nën kërcënimin e një pistolete lodër, ai ka marrë një vlerë monetare dhe më pas është larguar me shpejtësi. Forcat e policisë organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e tij.

Falë reagimit në kohë, rrethimit të zonës dhe informacioneve të marra u bë i mundur identifikimi, lokalizimi, kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar, shtetasit Bardhyl Avdollari, 30 vjeç, banues në fshatin Vashtëmi, Maliq.

Gjithashtu shërbimet e policisë, gjatë kontrollit fizik të autorit, i gjetën një pistoletë lodër dhe shumën prej 5000 lekë të vjedhura. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy