Ndalohen dy shoferë kamionësh në Durrës, tentuan të korruptonin policinë me para

Ndalohen dy shoferë kamionësh në Durrës, tentuan të korruptonin policinë me para

Procedohen penalisht dy drejtues mjetesh, të cilët ofruan para për të shmangur masat administrative.

 

Gjatë patrullimit me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor, shërbimet e Policisë së Durrësit, në aksin rrugor “Durrës–Tiranë”, i bënë shenjë ndalimi një kamioni me drejtues shtetasin D. R., pasi u konstatua duke përdorur celularin.

 

Gjatë veprimeve të punonjësve të Policisë, drejtuesi i kamionit u ka ofruar atyre 25 euro, me qëllim shmangien e procedurave ligjore për shkeljen e kryer.

 

Gjithashtu, në Spitallë, shërbimet e Policisë ndaluan një tjetër kamion me drejtues shtetasin K. T., pasi edhe ai u konstatua duke përdorur celularin. Për të shmangur procedurat ligjore, ai tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë, duke u ofruar 2000 lekë.

 

Në përfundim të veprimeve procedurale për këto raste, materialet iu referuan Prokurorisë, ku nisi procedimi penal për shtetasit D. R., 39 vjeç, banues në Serbi, dhe K. T., 60 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy