Moti i keq/ Trageti i Brindisit nuk ankorohet në Vlorë, 129 pasagjerët në mes të detit

Moti i keq/ Trageti i Brindisit nuk ankorohet në Vlorë, 129 pasagjerët në mes të detit

Moti i keq dhe erërat e forta kanë bërë që trageti i linjës Vlorë-Bindisi të mos ankorohet mëngjesin e sotëm në Portin e qytetit bregdetar, në bordin e së cilës ndodhen 129 pasagjerë.

Sapo është ankoruar, trageti i Brindisit ka këputur të gjithë litarët për shkak të erës së fortë dhe ka dalë përsëri në radën e Vlorës. Kapiteneria e Portit ka njoftuar që trageti do të presë në det të hapur deri në përmirësimin e kushteve hidrometeorologjike, të cilat do të jenë pas orës 12.00 të kësaj të marte.

Dallgët e shkaktuara nga erërat e forta dhe stuhia kanë bërë që trageti i linjës Vlorë-Brindisi të mos ankorohet dot, duke lënë në mes të detit 129 pasagjerët, të cilët duhet të presin përmirësimin e kushteve, në mënyrë që trageti të futet përsëri në Portin e Vlorës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy