Kara: Të rritet numri i prokurorëve të SPAK

Kara: Të rritet numri i prokurorëve të SPAK

Avokati Romeo Kara, për raportimin e kreut të SPAK, Klodian Braho, lidhur me aktivitetin një vjetor të Prokurorisë, kërkon që të rritet numri i prokurorëve.

 

Duke folur për “MCN Live” ai kërkoi që puna e SPAK të shtrihet dhe në rrethe, ndërsa thotë se gjithë gjithë trupa e magjistratëve duhet të funksionojë si SPAK, në mënyrë që të përballohet fluksi.

 

Nuk mendoj se një prokuror mund të hetojë dhjetë çështje njëkohësisht, duhet rritur numri i tyre. Dhe numri i agjentëve duhet të jetë më i madh dhe organizimi duhet të jetë më i ndryshëm. Ne duhet të frenojmë fenomenin e futjes së dorës në paratë publike. 

 

Ne kemi nevojë që kjo strukturë të shtrihet dhe në rrethe. Ai SPAK është konceptuar i vogël, por e gjithë trupa e magjistratëve duhet të funksionojë si SPAK, ndryshe ne nuk e përballojmë dot këtë fluks.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy