Plagosje me armë zjarri në Fier, shpallet në kërkim autori

Plagosje me armë zjarri në Fier, shpallet në kërkim autori

Një 33-vjeçar është plagosur sot në Fier, ndërkohë që policia ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar. Ngjarja ndodhi rreth orës 14:00, në fshatin Sulaj.

Burime policore bëjnë me dije se shtetasi me inicialet R. M., 44 vjeç, në rrethana e motive ende të paqarta ka plagosur me armë zjarri pistoletë 33-vjeçarin P. P.

I plagosuri është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Fierit ku raportohet se ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Menjëherë forca të shumta Policie kanë shkuar në vendngjarje dhe vijon krehja e zonës si edhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të Fierit për kapjen e autorit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motivit të ngjarjes.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy