E rëndë në Vorë/ 70-vjeçari qëllon me sopatë në kokë gruan e tij

E rëndë në Vorë/ 70-vjeçari qëllon me sopatë në kokë gruan e tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Breg të Vorës, ku burri ka qëlluar me sopatë bashkëshorten e tij. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes çiftit, ndërsa autori i dyshuar është indentifikuar si Qazim Budlla.

Pas zënkës, ai dyshohet se ka qëlluar gruan e tij, Vasilika Budlla, 68 vjeçe. Fatmirësisht, e plagosura ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ajo është transportuar për ndihmë më të specializuar në Spitalin e Traumës, ndërsa 70-vjeçari dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton mbi shkaqet.

Njoftimi i policisë:

Më datë 01.05.2023, në Vorë, shtetasi Q. B., 70 vjeç, dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (sopatë) bashkëshorten e tij, shtetasen V. B., 68 vjeçe.

Si pasojë 68-vjeçarja është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme. 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy