Vrasja e 8-vjeçarit, SHÇBA nis hetimet për policinë e Fierit

Vrasja e 8-vjeçarit, SHÇBA nis hetimet për policinë e Fierit

Pas publikimit në media të deklaratave të banorëve të fshatit Greçall në lidhje me vrasjen e 8-vjeçarit nga Klodian Çalamani, SHÇBA ka nisur hetimet për veprimet e policisë Fier.

Në një deklaratë për mediat, SHÇBA thotë se hetimi për policinë Fier do të jetë në lidhje me denoncimet e mëparshme ndaj autorit të ngjarjes.

Kujtojmë se ditën e martë, Klodian Çalamani i mori jetën fqinjit të tij 8-vjeç duke e goditur pas koke dhe më pas groposur në oborrin e shtëpisë së tij. Ngjarja u zbulua pasi i mituri prej disa orësh nuk kishte shkuar në shtëpi dhe nëna e vogëlushit denoncoi në polici zhdukjen e tij. Pas kësaj, nga këqyrja e kamerave të sigurisë së bizneseve pranë, u vu re se i mituri kishte hyrë në banesën e Çalamanit dhe nuk kishte dalë më prej atje. Me mbërritjen e policisë, Çalamani rrëfeu krimin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy