Aksidentoi për vdekje 39-vjeçaren në aksin Levan-Tepelenë, arrestohet drejtuesi i mjetit

Aksidentoi për vdekje 39-vjeçaren në aksin Levan-Tepelenë, arrestohet drejtuesi i mjetit

Është arrestuar Pëllumb Muska, 57 vjeç, drejtuesi i mjetit që dje aksidentoi për vdekje 39-vjeçaren Nertila Abazaj një ditë më parë në aksin rrugor Levan-Tepelenë.

Ndaj tij rëndon akuza për “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.

Sipas informacioneve, Muska dhe pasagjeri që ndodhej në automjetin e tij, Sadik Rama, ndodhen ende në spital, por janë jashtë rrezikut për jetën.

Aksidenti ndodhi të dielën në kryqëzimin që lidh fshatin Varibop me autostradën Levan-Tepelenë.

Sipas të dhënave paraprake, automjeti që drejtonte 39-vjeçarja Abazaj ka dalë nga rruga për të hyrë në autostradë dhe në atë moment është përplasur me një furgon.

 Si pasojë e përplasjes së fortë, ajo humbi jetën në vendngjarje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy