Dyshime se u blenë me para krimi, nën sekuestro troje dhe toka në bregdet

Dyshime se u blenë me para krimi, nën sekuestro troje dhe toka në bregdet

Pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme janë vënë nën sekuestro me dyshimin se janë bërë me para të siguruara nga aktivitete kriminale. Një operacion i përbashkët i Policisë së Shtetit me Prokurorinë e Krimeve të Rënda ka vënë nën sekuestro preventive mijëra euro, tokë ranishe, tokë arë, troje e godina banimi.

Faza e dytë e operacionit të koduar “Bizark” është finalizuar me vënien nën sekuestro preventive të disa pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme të shtetasve shqiptarë me iniciale: A. M., A. V., A. D., Gj. C. dhe K. M.

Pasuritë e sekuestruara
Shuma prej 72 000 € eurosh në llogarinë e Shoqërisë me inicialet “TRC” sh.p.k, pranë një banke të nivelit të dytë;

Ranishte me sipërfaqe 11 167 m2 e ndodhur në fshatin Draç, Ishëm, në Gjirin e Lalzit, Durrës.
Ranishte me sipërfaqe 140 m2 e ndodhur në fshatin Draç, Ishëm, në Gjirin e Lalzit, Durrës.
Toke Arë me sipërfaqe 873 m2 e ndodhur në fshatin Draç, Ishëm, në Gjirin e Lalzit, Durrës.

Truall me sipërfaqe 404,5 m2 + godinë banimi 2 katëshe, sipërfaqe banimi kati përdhe 147,6 m2, sipërfaqe verandë + shkallë 10,9 m2 + sipërfaqe banimi kati i parë 158,5 m2, e ndodhur në Njësinë Bashkiake Nr.11 Tiranë.

Vazhdojnë veprimet procedurale në bashkëpunim me Agjencinë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, për kalimin në administrim nga shteti të të gjitha këtyre pasurive.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy