
Një person i dënuar për armëmbajtje pa leje dhe prodhim dhe shitje droge, është kapur në Mbretërinë e Bashkuar për llogari të drejtësisë shqiptare.
Në kuadër të operacionit të koduar “Akuzat” u vu në pranga i shpalluri në kërkim ndërkombëtar Ervis Vrenozi, 39 vjeç.
Në vitin 2020, Vrenozi është dënuar nga Gjykata e Fierit, me 5 vjet e 4 muaj burgim, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Mançester, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 39-vjeçarit, në Shqipëri.



