U kap duke shitur kokainë, arrestohet 23-vjeçari shqiptar në Itali

U kap duke shitur kokainë, arrestohet 23-vjeçari shqiptar në Itali

Një 23-vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritetet italiane, nën akuzën e shpërndarjes së lëndëve narkotike. Sipas raportimeve në mediat italiane, karabinierët kanë sekuestruar një sasi prej 409 gramë kokainë dhe 281 gramë hashash, 3 peshore precize, materiale të ndryshme për paketimin e drogës dhe gati 50 mijë euro para cash, të cilat dyshohet se kanë ardhur si rezultat i shpërndarjes së drogës.

Shqiptari është kapur në flagrancë nga efektivët, teksa shiste një dozë kokaine një personi. Të kapur në momentin e shkëmbimit, të dy u bllokuan menjëherë dhe në makinën e të riut shqiptar iu gjetën 35 doza të tjera kokainë, përveç 40 eurove cash të grumbulluara për drogën e sapo shitur. Pasi të shitej, e gjithë droga e sekuestruar do të kishte një vlerë tregu mbi 34 mijë euro.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy