Kërkonte të përfitonte para duke mashtruar, arrestohet 44-vjeçari në Sarandë

Kërkonte të përfitonte para duke mashtruar, arrestohet 44-vjeçari në Sarandë

Policia e Sarandës ka vënë në pranga nëj 44-vjeçar me iniciale E. Ç., pasi kërkonte të përfitonte shuma parash duke mashtruar shtetas të tjerë.

Bëhet me dije se 44-vjeçari u kap u kap në momentin që do merrte shumën e lekëve nga personat që kishte mashtruar.

E. Ç., kërkonte të përfitonte shumën prej 200.000 lekësh të rinj, nga familjarët e shtetasve K. R. dhe E. (A.) R., me pretendimin se 44-vjeçari kishte ndikuar në vendimin e dhënë nga Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për t’i proceduar në gjendje të lirë shtetasit K. R., 34 vjeç dhe E. (A.) R., 39 vjeç

Njoftimi i policisë: Sarandë

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Përfitimi”.

Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Sarandë, në bashkëpunim  me Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë.

Kapet dhe vihet në pranga 44-vjeçari që kërkonte të përfitonte një shumë parash duke mashtruar shtetas të tjerë.

Sekuestrohet shuma prej 200.000 lekësh të rinj, një celular dhe një automjet.

Shërbimet e Komisariati të Policisë Sarandë, në bashkëpunim  me Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Vlorë,  në kuadër të hetimit të nisur nga Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, si dhe pas kallëzimit të një qytetari se një shtetas kërkonte t'u merrte, me anë të mashtrimit, një shumë parash disa të tjerëve, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Përfitimi", në kuadër të të cilit bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit:

- E. Ç., 44 vjeç, lindur dhe banues në Delvinë, për veprën penale "Mashtrimi", i cili u kap në momentin që do merrte shumën e lekëve nga personat që kishte mashtruar.

Nga veprimet hetimore rezulton se shtetasi E. Ç., kërkonte të përfitonte  me anë të mashtrimit, shumën prej 200.000 lekësh të rinj, nga familjarët e shtetasve K. R. dhe E. (A.) R., me pretendimin se 44-vjeçari kishte ndikuar në vendimin e dhënë nga Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për t’i proceduar në gjendje të lirë shtetasit K. R., 34 vjeç dhe E. (A.) R., 39 vjeç

Shterasit K. R., 34 vjeç dhe E. (A.) R., 39 vjeç, më datë 08.05.2022, në Delvinë,  dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj 2 punonjësve të ujësjellësit  dhe  më pas u kanë dëmtuar edhe automjetin  e ujësjellësit që kishin në përdorim.

Si rezultat i këtij operacioni u sekuestrua në cilësinë e provës materiale shuma prej 200.000 lekësh të rinj, një celular dhe një automjet.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy