Fier/ Armë në banesë dhe makinë e trafikuar nga Britania, nje i arrestuar

Fier/ Armë në banesë dhe makinë e trafikuar nga Britania, nje i arrestuar

Dy operacione të Policisë janë finalizuar në Fier, duke çuar në sekuestrimin e një arme zjarri automatike, municionit luftarak dhe një automjeti luksoz.

 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në kuadër të operacionit “No Guns 5”, vunë në pranga shtetasin R. M., 66 vjeç, banues në Fier.

 

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri tip automatik dhe një krehër me 29 fishekë.

 

Ndërkohë, Seksioni për Hetimin e Trafiqeve në DVP Fier, në kuadër të operacionit për verifikimin e burimit të të ardhurave për blerjen e automjeteve luksoze, ndaloi për verifikim një automjet tip “Benz”.

 

Gjatë verifikimeve, automjeti, prodhim i viteve të fundit, rezultoi i shpallur në kërkim nga Interpol Manchester.

 

Për këtë rast u procedua në gjendje të lirë shtetasi E. D., 26 vjeç, banues në Mallakastër, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”.

 

Vijojnë operacionet për goditjen e veprimtarive kriminale dhe evidentimin e rasteve të armëmbajtjes pa leje dhe trafikimit të mjeteve motorike. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy