
<p>Gazetari Sokol Bregu thotë se një ndër përdoruesit e rrjetit Matrix, i zbërthyer së fundmi nga Europol, është Nuredin Dumani, i akuzuari për një sërë vrasjesh, tashmë bashkëpunëtor i drejtësisë. Sipas Bregut, zbardhja e mesazheve në këtë aplikacion do të zbardhë shumë të panjohura që lidhen me të.</p> <blockquote> <p><em>Nuredin Dumani ka pasur një Matrix dhe të gjithë e kërkonin në të. Por gjatë dëshmive që po jep, Matrixi i tij nuk ka qenë në përdorim. Kjo do na sqarojë dy gjëra: A ka qenë i ndershëm ai gjatë deklarimeve? A ka fshehur ai ndonjë krim tjetër? </em></p> <p><em>Njerëzit që donin të flisnin me të gjenin një person tjetër që kishte Matrix dhe vinin kontakt me të. </em></p> </blockquote>



