Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së martës në Gricignano d’Aversa, në Caserta të Italisë, ku një 26-vjeçar shqiptar humbi tragjikisht jetën teksa ndiqej nga karabinierët. Sipas mediave italiane, i riu shqiptar, emri i të cilit nuk është bërë ende i ditur, udhëtonte së bashku me një tjetër person me një makinë tip “Fiat Croma”.
Mediat italiane shkruajnë se i riu shqiptar sapo ka parë karabinierët, tentoi të largohej duke i dhënë gaz mjetit. Por teksa u gjend në një kthesë të ngushtë, 26-vjeçari humbi kontrollin e makinës, duke u përplasur me barrierat anësore të rrugës.
Pas përplasjes, pasagjeri që ndodhej në makinë doli dhe tentoi të arratisej në këmbë. Megjithatë tentativa e tij dështoi pasi u kap nga karabinierët. Sa i përket shoferit 26-vjeçar, ai gjeti vdekjen e menjëhershme.



