Arrestimet tek Unaza e Re/ Gjykata liron protestuesit e “Astirit”

Arrestimet tek Unaza e Re/ Gjykata liron protestuesit e “Astirit”

Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë “detyrim me paraqitje” për tre të ndaluar gjatë protestës së banorëve të Astirit të 11 tetorit. Gjykata vendosi detyrim paraqitje për shtetasin Tomorr  Gjata, Eduard Ferratin dhe Ruzhdi Dacin.

Ata u ndaluan pasi bllokuan rrugën në shenjë proteste.

“Ishte një vendim i drejtë. E rëndësishme ëstë që këta njerëz rifituan lirinë që  i ishte marrë e padrejtë” u shpreh avokati Jordan Daci.

Vendimi u prit me duartrokitje nga banorët që ishin mbledhur para gjykatës në mbështetje të te arrestuarve.

Banorët e zonës së Unazës së Re u arrestuan për protestë të paligjshme dhe për bllokim të rrugës. Prezenca e policisë te zona e ‘’Unazës së Re’’ (Astiri) është shtuar shumë në dy ditët e fundit. Mbrëmjen e djeshme u arrestuan 25 veta, mes tyre dhe ish-deputeti i PD-së Klevis Balliu për organizim tubimi të paligjshëm, mosbindje ndaj policisë dhe bllokim të qarkullimit rrugor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy