U kap me kallashnikov dhe municione luftarake në automjet, në pranga 34-vjeçari

U kap me kallashnikov dhe municione luftarake në automjet, në pranga 34-vjeçari

Një 34-vjeçar me inicialet S.B. përfundoi në prangat e policisë pasi u kap me kallashnikov dhe municione luftarake në automjetin e tij tip “Volkswagen”.  

Po ashtu u arrestua për “moskallëzim krimi” edhe një 32-vjeçar me inicialet S.T., person me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e krimeve ndaj jetës, pronës dhe armëmbajtjes pa leje.

 

NJOFTIMI

Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar "Tracing", për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje.

Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 2.

Qarkullonte me armë zjarri në automjet, vihet në pranga 34-vjeçari.

Në pranga edhe 1 shtetas tjetër, për moskallëzim krimi.

Sekuestrohen një armë zjarri kallashnikov, një krehër dhe municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, se në afërsi të kryqëzimit të Laprakës, me një automjet tip "Volkswagen", po lëvizte një shtetas i armatosur, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Tracing”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

- S. B., 34 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit";

- S. T., 32 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Moskallëzimi i krimit", person me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e krimeve ndaj jetës, pronës dhe armëmbajtjes pa leje.

Në rrugën "Dritan Hoxha", në afërsi të kryqëzimit të Laprakës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë lokalizuar automjetin e dyshuar, me drejtues shtetasin S. B. dhe pasagjer shtetasin S. T.

Gatë kontrollit të automjetit, është gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri kallashnikov, një krehër dhe municion luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy