Dhunë të përsëritur ndaj gruas, kapet në Bulqizë i dënuari për të njëjtën vepër penale

Dhunë të përsëritur ndaj gruas, kapet në Bulqizë i dënuari për të njëjtën vepër penale

Kreu veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës, ushtroi dhunë psikologjike dhe fizike ndaj ish-bashkëshortes së tij, vihet në pranga 44-vjeçari në Bulqizë.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F.D., 44 vjeç, banues në Bulqizë, i dënuar më parë për dhunë në familje.

Ky shtetas ka thyer urdhrin e mbrojtjes që kishte ish-bashkëshortja e tij dhe në mënyrë të përsëritur ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj saj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy