Çaça: Jemi duke e vrarë drejtësinë, reforma u bë pa studim (VIDEO)

Çaça: Jemi duke e vrarë drejtësinë, reforma u bë pa studim (VIDEO)

Avokati Përparim Çaça thotë se siguria në gjykata është në rrezik dhe se nuk janë marrë masa, edhe tre muaj pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në Gjykatën e Apelit.

 

Duke folur për “MCN Live” ai deklaroi se u bë një reformë pa studim dhe nuk u parashikua se kush do të ishin pasojat. 

 

Sipas tij, aktualisht jemi duke e vrarë drejtësinë, duke futur këdo në sistem për të plotësuar vakancat, ndërkohë që në drejtësi kërkohen njerëz me integritet. 

 

Mungesa e sigurisë ndodh në të gjitha gjykatat, por nënkryetari i Gjykatës Tiranë, Gerd Hoxha e ngre zërin që mos të kemi tragjedi të tjera nëpër gjykata. Besoj se kjo vrasje është harruar. Shteti nuk po bën asgjë për ta ndryshuar situatën e sigurisë në gjykata dhe zëvendëskryetari i Gjykatës Tiranë bën mirë që e ngre zërin se situata është në vendnumëro. 

 

Kësaj harte të re gjyqësore nuk i parapriu një investim në infrastrukturën e godinave, në mënyrë që gjyqtarët dhe aktorët e tjerë që janë në gjykatë të kenë kushte dhe mundësi për të mos rrezikuar jetën. Ti shkon në gjykatë për të marrë drejtësi dhe nuk mund të marrësh vdekje apo plagosje. Deklaratat nuk shkojnë vetëm te Illyrian Guard por dhe më tej. 

 

Na duhen shumë më tepër gjyqtarë kemi mungesa. U bë një reformë pa studim dhe normalisht nuk u parashikua se kush do të ishin pasojat. Por kjo nuk do të thotë që me që kemi këtë problematikë, do fusim në sistem këdo që na del përpara. 

 

Kjo është e pafalshme dhe realisht jemi duke e vrarë drejtësinë, se në drejtësi kërkohen njerëz me integritet. Këtu edhe politika duhet të jetë e bashkuar në mënyrë që Shkolla e Magjistraturës të mos preket. Shikoj në sistem njerëz që janë UFO, që në pjesën e etikës fillimisht. Janë gjyqtarë dhe duhet të respektojnë palët në proces. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy