Dema: Arratisja e Altin Ndocit, një plan i mirëmenduar

Dema: Arratisja e Altin Ndocit, një plan i mirëmenduar

Gazetari Sokol Dema duke folur për emisionin “FactCheck” të gazetarit Arsen Rusta, mendon se arratisja e Altin Ndocit ka qenë e mirëmenduar, pasi nga mënyra se si ajo u krye, ishte e pamundur për t’u realizuar vetëm. Dema vë në dukje se Ndoci ka qenë i paprangosur, ka pasur shkelje të protokollit gjatë vizitës. Po ashtu sipas gazetarit duhet hetuar edhe mënyra se si Ndoci ishte akomoduar.

 

“Jemi më shumë drejt një ideje që ka patur një plan të mirëfilltë për t’u larguar. Është e pamundur për ta bërë i vetëm. Mënyra si është kryer, vendi ku është zgjedhur për t’u arratisur, mënyra si është pritur nga të tjerët në oborrin e spitalit të Durrësit, të çon në logjikën që gjithçka ka qenë e planifikuar. Ka vetëm një drejtim nga dihet se është nisur automjeti dhe më pas ‘e ka përpirë dheu’. 

 

Momenti kur mbërriti me autoambulancë, pa pranga, aty ka diçka që s’shkon. Policët e burgjeve ose kishin besim te ai, ose ishin bashkëpunëtorë. Ai ka hyrë në ambientet e spitalit, s’ka kryer vizitë. Edhe këtu ka pasur shkelje protokolli, ku mjeku ka thënë do të vizitoj, por pasi të kryej një operacion. Ky ka qenë harku kohor për të kryer planin. Ka kërkuar të shkojë në tualet, ka goditur policët dhe është larguar. 

 

Ka qenë një plan i mirëmenduar, i skicuar, si do lëvizte, kush e priste jashtë. Kam përshtypjen se ditën që është arratisur, kushtet janë mbledhur mirë për t’u larguar. Nga të gjithë të arrestuarit, efektivët mund të jenë më pak të përfshirët. Teoria që janë miqësuar dhe i kanë dhënë besim më tepër, është me besueshme. Ishte i kualifikuar në kuzhinë dhe kishte krijuar miqësi të mira brenda burgut. Duhet hetuar mënyra si ai është akomoduar, jo vetëm ai por edhe persona të tjerë”.

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy