Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Shkodër.
Gazetarja Bendis Druni raportoi për “MCN Live”, se dy personat që udhëtonin me motor janë aksidentuar pasi një makinë iu ka prerë rrugën.

Ngjarja u shënua rreth orës 22.00 të mbrëmjes së lënë pasi, ku pasi makina i preu rrugën, drejtuesi i motorit humbi drejtimin dhe u aksidentuan duke pësuar dëmtime fizike.
Automjeti që i preu rrugën motorit në lagjen “Rus” nuk ndaloi pas ngjarjes.



