
Vihet në prangat e policisë një i ri, i cili një ditë më parë nën efektin e drogës, aksidentoi një 75-vjeçare, e cila për shkak të dëmtimeve ndërroi jetë në spital.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë arrestuar në flagrancë shtetasin M. A., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, rreth orës 16:00, duke drejtuar automjetin, në bulevardin “Zhan D’Ark”, ka aksidentuar shtetasen D. K., 75 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila më pas ka ndërruar jetë, në spital.
Pas testimit me aparatin AquilaScan, ka rezultuar se drejtuesi i automjetit, shtetasi M. A., ishte nën efektin e lëndëve narkotike.
Në ngarkim të tij, materialet i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.



