Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur pasditen e sotme, ku dyshohet se makinës me të cilën udhëtonin dy vëllezër në Gramsh iu vu eksploziv, duke shpërthyer në ecje e sipër.
Gazetarja Entela Duka raportoi për edicionin e lajmeve në MCN TV, se ngjarja ndodhi në lagjen “Xhile Liçi”, ku automjeti tip “Ford Focus”, i cili drejtohej nga Algert Mine, gjatë kohës që ka qenë në lëvizje, ka shpërthyer, dyshohet me eksploziv.

Si pasojë mbeti i dëmtuar Algert Mine dhe vëllai i tij Erald Mine, ku fillimisht atyre iu dha ndihma e parë në spitalin e Gramshit, ndërsa më tej u nisën drejt Spitalit të Traumës në kryeqytet, për shkak të gjendjes së rënduar.
Mësohet se të dy vëllezërit merren me biznes, ku njëri dispononte lokal dhe tjetri mobilieri, por se asnjëri prej tyre nuk kishte precedentë penalë.



