Ashtu siç ishte paralajmëruar nga autoritetet italiane, anija e marinës italiane ‘Libra’ ka mbërritur këtë mëngjes në ujërat e Shëngjinit.
Për “MCN live”, korrespodenti i MCN nga Lezha, Juli Simoni, bën të ditur se gjashtë emigrantët nga Egjipti dhe dy nga Bangladeshi, momentalisht janë në karantinë për tu nënshtruar më pas verifikimit dhe kontrolleve mjekësore.
Anija u ankorua në Portin e Shëngjinit dhe 8 emigrantët janë vendosur në qendrën pritëse ku do t’iu nënshtrohen procedurave të verifikimit dhe kontrollit shëndetësor dhe më pas do të transferohen në kampin e Gjadrit.
Janë 9 refugjatë, gjashtë nga Egjipti dhe dy nga Bangladeshi.
Nën masa të rrepta sigurie ata u vendosën në qendrën pritëse ku do te qëndrojnë për disa orë dhe më pas do të transferohen në kampin e Gjadrit.
Fillimisht pas zbritjes ata u vendosen ne qendrën pritëse të Portit të Shëngjinit ku do të qëndrojnë në karantinë për disa orë ku po kryhet verifikimi i tyre dhe kontrollet shëndetësore me pas me autobus do të transferohen për në Kampin e Gjadrit.



