Katër persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Pogradec.
Mesditën e sotme, në dalje të fshatit Vërdovë, Pogradec, shtetasi G. Gj., 42 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Honda”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga.
Për pasojë janë dëmtuar katër pasagjerë që udhëtonin në këtë automjet, të cilët u transportuan në spitalin e Pogradecit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia bën të ditur se me drejtuesin e automjetit G. Gj., po kryhen veprimet procedurale.
Ndërkohë grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të daljes nga rruga.



