Theu masën e sigurisë arrest shtëpie, Apeli lë në burg Gjutën

Theu masën e sigurisë arrest shtëpie, Apeli lë në burg Gjutën

Gjykata e Apelit nuk ka marrë parasysh kërkesën e Vladimir Gjutës për daljen e tij nga burgu. Në seancën e zhvilluar rreth orës 9 të kësaj të mërkure relatori Sinojmeri ka pas shqyrtimit të çështjes ka vendosur të lërë në burg Vladimir Gjutën i cili u ri arrestua sërish pasi theu masën e sigurisë arrest shtëpie.

 

Gjutaj ka qënë i pranishëm në seancë ndërsa avokati i tij tha se klienti i tij ka thyer masën e sigurisë pasi  kishte djalin sëmurë dhe donte ta çonte në spital. Paçka këtij pretendimi masa e sigurisë ndaj tij u la sërish “Arrest me burg”.

 

Ndërkohë disa javë më parë babai i Vladimir Gjutës deklaroi se djali i tij e kishte thyer masën e sigurisë pasi kishin pasur një gëzim familjar. Për këtë ai kishte lajmëruar edhe policinë për arrestimin e tij.

 

Gjuta u arrestua dhe si i dyshuar për atentatin me tritol në biznesin e familjes së Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, por ajo akuzë nuk u provua dhe u la i lirë për tu arrestuar 3 javë më parë për thyerje të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy