Transportonin emigrantë kundrejt pagesës, ndalohet 25-vjeçari dhe dy bashkëpunëtorët e tij

Transportonin emigrantë kundrejt pagesës, ndalohet 25-vjeçari dhe dy bashkëpunëtorët e tij

Një 25-vjeçar i shpallur në kërkim pasi transportonte me automjet kundrejt 500 eurove për person 8 emigrantë, u kap dhe ndalua nga policia.
Dje “blutë” e Gjrokastrës vunë në pranga 2 bashkëpunëtorët e 25-vjeçarit, të cilët monitoronin rrugën ku kalonte automjeti me emigrantët, për të shmangur patrullat e Policisë.

Si rezultat i veprimeve hetimore dhe procedurale, për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të të gjithë shtetasve që ishin implikuar në një rast të transportimit të 8 emigrantëve, për kalim të paligjshëm të kufirit, të goditur nga Policia e Gjirokastrës, më datë 23.07.2023, në kuadër të operacionit policor të koduar “Road Guard 69”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, kanë lokalizuar në Krujë, kapur dhe ndaluar shtetasin G. M., 25 vjeç, banues në Krujë.

25-vjeçari ishte shpallur në kërkim, pasi më datë 23.07.2023, në vendin e quajtur "Kthesa e fshatit Kodër", sapo ka parë shërbimet e Policisë, ka braktisuar automjetin me të cilin po transportonte, kundrejt pagesës 500 euro/person, 8 emigrantë nga vendet e treta, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, drejt vendeve të BE-së.
Gjithashtu, për këtë rast, dje, Policia e Gjirokastrës vuri në pranga shtetasit A. B. dhe A. K. që monitoronin duke lëvizur me automjet, aksin rrugor “Ura e Dragotit - Ura e Leklit”, përmes të cilit shtetasi G. M. transportonte emigrantët.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy