
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Bicaj-Kukës, në vendin e quajtur “Mbikalimi i Gostilit”. Sipas informacioneve të Policisë, në aksident janë përfshirë mjeti tip “Volksëagen” me drejtues shtetasin L. D., me motomjetin me drejtues shtetasin B. P., 18 vjeç.
Si pasojë, është plagosur 18-vjeçari që drejtonte motomjetin.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 17:30, në aksin rrugor Bicaj-Kukës, në vendin e quajtur “Mbikalimi i Gostilit”, janë përfshirë në një aksident rrugor mjeti tip “Volksëagen” me drejtues shtetasin L. D., me motomjetin me drejtues shtetasin B. P., 18 vjeç.
Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, shtetasi B. P., i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor po kryhen veprimet procedurale dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.



