Dhuna ndaj shefit të Krimeve në Sarandë, Llangozi: Dyshime për presion e gjoba, duhet hetim i plotë (VIDEO)

Dhuna ndaj shefit të Krimeve në Sarandë, Llangozi: Dyshime për presion e gjoba, duhet hetim i plotë (VIDEO)

Ngjarja e ndodhur sot në një lokal në Sarandë ka ngritur disa pikëpyetje në lidhje me zbatimin rigoroz të ligjit nga ana e policisë. Avokati Arben Llangozi ka publikuar një video nga konflikti, e cila sipas tij ngre disa dyshime në lidhje me arsyet dhe mënyrën si është bërë ndërhyrja e policisë. Llangozi thotë se duhet një hetim i plotë për të zbardhur të vërtetën.

 

Statusi i Llangozit

 

Ngjarja e ndodhur në ambientet e klubit Orange në Sarandë po shoqërohet me dy versione krejtësisht të ndryshme: nga njëra anë, informacioni i publikuar në media se shefi i Krimeve, Mateo Bakalli, është dhunuar dhe pa prova, dhe nga ana tjetër, versioni i subjektit, është i provuar me pamjet e plota filmike tregojnë një dinamikë krejt tjetër dhe e plotë.

 

Kronologjia nis me tre shtetas në gjendje të dehur, të cilët, sipas denoncimit, kishin krijuar shqetësim brenda ambientit pasi kishin ngacmuar të fejuarën e një shtetasi. Punonjësit e sigurisë ndërhyjnë dhe i nxjerrin jashtë ambienteve të klubit. Pretendohet se ky shoqërim është kryer pa dhunë dhe pa përplasje serioze.

 

Në atë moment, policia ndodhej pranë zonës dhe ndërhyn menjëherë për qetësimin e situatës. Sipas videos së subjektit, deri në këtë fazë incidenti ishte praktikisht i mbyllur dhe nuk kishte konflikt mes punonjësve të sigurisë dhe strukturave policore.

 

Më pas në vendngjarje mbërrin shefi i Krimeve në Sarandë, Mateo Bakalli, i veshur civil. Pikërisht nga ky moment, situata ndryshon. Bakalli nis të komunikojë në mënyrë fyese dhe urdhëron shoqërimin e punonjësve të sigurisë.

 

Subjekti publikon një video e plotë, e pandërprerë, e cila dokumenton të gjithë episodin. Sipas videos versioni, në pamje Mateo Bakalli nuk goditet, nuk preket dhe nuk konfliktohet fizikisht me askënd. Kjo vërtetohet nga materiali filmik origjinal, atëherë bie elementi kryesor mbi të cilin është ndërtuar më pas narrativa publike se “shefi i Krimeve është dhunuar”.

 

Dyshimet bëhen edhe më të forta për faktin se, kjo nuk është hera e parë që drejtuesit aktual të Komisariatit të Sarandës ushtrojnë presion ndaj këtij subjekti, për arsye të paligjshme. Pikërisht për këtë arsye, çdo gjobë, kontroll, shoqërim apo ndërhyrje ndaj këtij biznesi duhet parë jo i izoluar, por në një kronologji të plotë. 

 

Një tjetër pikë për të cilën subjekti kërkon hetim të plotë është përdorimi i forcës ndaj punonjësve të sigurisë, të cilët pretendohet se janë shoqëruar dhe dhunuar gjatë ndërhyrjes. Po aq shqetësues është pretendimi se, nga ora 04:30 deri në 20:23, nuk është marrë asnjë masë për sekuestrimin dhe administrimin e pamjeve filmike të kamerave të sigurisë, duke ngritur dyshime serioze mbi ruajtjen dhe dokumentimin e plotë të provave të ngjarjes.

 

Një tjetër pikë që subjekti kërkon hetim është përdorimi i forcës ndaj punonjësve të sigurisë, të cilët janë dhunuar. Ata janë shoqëruar dhe ndaj tyre është ushtruar dhunë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy