
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, në afërsi të fshatit Dajç. Sipas burimeve nga policia, mësohet se mjeti tip “Benz”, është përplasur me një motoçikletë, ku si pasojë kanë marrë dëmtime dhe janë dërguar në spital për kujdes mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e policisë, për të identifikuar shkakun e ktij aksidenti.
Ndërkohë, një nga pasagjerët e motorrit raportohet të ketë ndërruar jetë në spital si pasojë e dëmtimeve të shumta.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 19:30, në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, në fshatin Dajç, automjeti tip “Benz” është përplasur me një motoçikletë, ku si pasojë kanë marrë demtime dhe janë transportuar në spitalin Rajonal Lezhë drejtuesi i motoçikletës dhe pasagjeri, ende të paidentifikuar.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.



