Kultivoi bimë narkotike kanabis, arrestohet 18-vjeçari në Mallakastër

Kultivoi bimë narkotike kanabis, arrestohet 18-vjeçari në Mallakastër

Policia e Mallakastrës ka arrestuar një 18-vjeçar me iniciale A. H i cili dyshohet se ka kultivuar 102 bimë narkotike kanabis sativa të cilët u zbuluan nga autoritetet në maj të këtij viti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Njoftimi i policisë: Punë hetimore për identifikimin e autorëve të kultivimit të bimëve narkotike.

 Si rezultat i hetimeve, zbardhet autorësia e kultivimit të 102 bimëve narkotike cannabis sativa, të gjetura në pyllin e fshatit Panahor, gjatë kontrollit të territorit nga Policia, në muajin maj 2023. Kapet dhe vihet në pranga 18-vjeçari, autori i dyshuar i kultivimit.

 Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër, në vijim të punës për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kultivimit të bimëve narkotike dhe/ose të veprave të tjera penale, si rezultat i punës hetimore dhe gjurmuese, bazuar në provat e siguruara, kapën dhe ndaluan shtetasin A. H., 18 vjeç, banues në Panahor, Mallakastër, pasi dyshohet si autor i kultivimit të 102 bimëve narkotike kanabis të gjetura në pyllin e fshatit Panahor dhe të asgjësuara nga Policia, në muajin maj 2023.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të këtij rasti dhe të rasteve të tjera të kësaj veprimtarie kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy