Policia e Vlorës ka zhvilluar kontrolle në bypass-in e Vlorës, me qëllim rritjen e sigurisë rrugore. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, gjatë ditës së sotme, si rezultat i monitorimit me dronë e radar janë evidentuar 53 drejtues automjetesh të cilët kryenin parakalime të gabuara, disa prej tyre edhe të rrezikshme e me sjellje agresive në rrugë. Këta drejtues automjetesh janë ndëshkuar me masë administrative nga 3.000 lekë të reja secili.
Gjithashtu, po gjatë ditës së sotme, nga Drejtoria e Policisë Rrugore në autstradën Vlorë-Levan, Levan-Vlorë dhe në bypass-in e Vlorës, janë konstatuar drejtues mjetesh që shpejtonin duke shkelur sinjalistikën rrugore, me shpejtësi që varjojnë nga 130 km/h deri në 177 km/h, shpejtësi që në fluksin e madh të mjeteve janë rrezik potencial për përfshirjen në ngjarje rrugore.
Gjatë ditës së sotme janë pezulluar 11 leje drejtimi, me afat që varjojnë nga 1 muaj deri në 4 muaj si dhe me masë administrative nga 6.000 deri në 12.000 lekë të reja, si dhe janë vendosur 32 masa administrative për shpejtësi pa saksion për pezullim të lejes së drejtimit.
Njëkohësisht janë vendosur 9 masa për shpejtësi që varjonte nga 150 km/h deri në 170 km/h, duke paguar dyfishin e gjobës, pasi drejtuesit e automjeteve ishin rezident në një shtet tjetër, pra janë vendosur gjithësej 41 masa administrative për shpejtësi mbi normat e lejuara.



