Niveli i ujit në Dajç mbi kuotat maksimale/ Mbi 3600 hektarë tokë e përmbytur në Shkodër

Niveli i ujit në Dajç mbi kuotat maksimale/ Mbi 3600 hektarë tokë e përmbytur në Shkodër

Bashkia e Shkodrës ka shpjeguar sot situatën e përmbytjeve në territorin e saj, ku bën me dije se sipërfaqja e tokës së përmbytur është 3655 hektarë.

Hidrometrat në Dajç dhe liqenin e Shkodrës tregojnë se niveli i ujit është mbi kuotat maksimale, ndërsa paraqitet normale situata në lumin Drin.

Situata paraqitet problematike në fshatin Obot, pasi rruga shtë e pakalueshme me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 100 cm.

Postimi i plotë:

Situata e përmbytjeve në territorin e Bashkisë Shkodër, data 06.02.2021, paradite

Nga monitorimi periodik në terren ditën e sotme datë 06.02.2021, paradite, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:

  • Hidrometri në Dajç në orën 08.30, shënon kuotën 6.65 m. (Kuota max 6.30 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme, kemi rritje të nivelit të ujit me 6 cm.
  • Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.30, shënon kuotën 8.85 m. (Kuota max 8.70 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme, kemi rënie të nivelit të ujit me 3 cm.
  • Hidrometri i lumit Drin në orën 08.30, shënon kuotën 7.20 m. (Kuota max 7.50 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme, kuotat janë të pandryshuara.

Bashkia Shkodër

Sipërfaqe totale e përmbytur 3655 Ha

1. Tokë e pakultivuar               735 Ha

2. Foragjere të dyta, jonxhe   2625 Ha

3. Grurë                                      160 Ha

4. Bimë Dekorative                     92  Ha

5. Pemtore                                   40  Ha

6. Serra                     3  Ha

Nj.A. Ana e Malit

1. Rruga e Obotit është e pakalueshme me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 130 cm.

2. Në fshatin Obot ka prezencë uji në oborre 100 cm.

3. Ujësjellësi Oblika 1, si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit.

4. UKSH Vazhdon të furnizojë me ujë të pijshëm banorët e fshatit Oblikë

5. Rruga e Goricës është e bllokuar, ka prezencë uji rreth 40 cm.

6. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1250 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë,Velinaj, Shtuf.

  • Tokë e pakultivuar 220 Ha
  • Foragjere të dyta, jonxhe 940 Ha
  • Grurë 45 Ha
  • Pemtore 35 Ha
  • Bimë dekorative 7 Ha
  • Serra 3 Ha

7.  Shtëpi të përmbytura 2.

8. Në disa toka bujqësore niveli i ujit arrin në 2 - 2.5m.

9.Rrezikohet përmbytja e Ujësjellës Oblika 2.

Nj.A Dajç

1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1550 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatrat Mushan, Shirq, Suka-Dajç, Belaj, Rrushkull, Samrish i Ri, Darragjat, Pentar-zona fushore), nga të cilat:

  • Tokë e pakultivuar 310 Ha
  • Foragjere të dyta, jonxhe 1060 Ha
  • Grurë 95 Ha
  • Bimë dekorative 85 Ha

2. Rruga që lidh fshatrat Shirq- Darrgjat është e bllokuar. Ka prezencë uji me mbi 100-130 cm

3. 121 shtëpi kanë prezencë uji në oborre.

4. Kemi  prezencë ujit në rrugët e brëndshme të fshatrave Shirq dhe Mushan.

5. Ka prezencë uji 20 cm në rrugën Belaj- Pentar.

6. Në disa toka bujqësore niveli i ujit arrin në 2 m.

7. Rruga në lagjen Mazia-fshati Suka Dajç është e pakalueshme me mjete të ulëta.

Nj.A.Velipojë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 100 Ha, kryesisht fshatrat Baks i RI, Luarz. Ças.

  • Tokë e pakultivuar 30 Ha
  • Foragjere të dyta, jonxhe 70 Ha

Nj. A. Guri i Zi

Vazhdon gerryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.

Nj.A.Bërdicë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 260 Ha, konkretesht në fshtrat Trush, Berdicë e Sipërme, Berdicë e Madhe.

Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.

  • Te pakultivuara 40 Ha
  • Foragjere të dyta, jonxhe 200 Ha
  • Grurë 20 Ha

Nj.A.Rrethina

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 495 Ha, në fshatrat Zues (tokat në fushën e Oblikës), Shtoj i Vjeter, Shtoj i Ri dhe Dobraç

  • Tokë e pakultivuar 135 Ha
  • Foragjere të dyta, jonxhe 355 Ha
  • Pemtore 5 Ha

-Bashkia Shkodër në kushtet e ndodhura, në referencë të Ligjit Nr.45/2019 “Për Mbrojtjen Civile ”, kërkon shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, për Nj.A. Ana e Malit dhe Dajç.

-Kërkohet që nga Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë të ndërhyet për marrjen e masave për pastrimin e “Përroit të kufirit” Muriqan në Nj.A Ana e Malit.

-Kërkohet mbështetje me bazë ushqimore për gjënë e gjallë (koncentrat) për NJ.A. Ana e Malit , Dajç dhe Rrethina për një sasi 500 ton.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy