
Aksident me pasojë katër persona të plagosur është regjistruar pasditen e kësaj të shtune në aksin rrugor "Elbasan-Librazhd".
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:40, ku automjeti me drejtues shtetasin K. R., 36 vjeç është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin O. L., 33 vjeç.
Si pasojë janë dëmtuar 4 pasagjerë që udhëtonin në këto dy automjete, të cilët po marrin asistencë mjekësore, në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Policia dhe grupi hetimor në vendngjarje vijojnë punën për përcaktimin e shkaqeve të plota të aksidentit.



